Paris, 17 mars, NOA – Atë që nuk arriti ta bëjë Gjykata e Hagës, e bëri Gjykata e Parisit.
Kështu është shprehur pas përfundimi të gjykimit ndaj 2 ish-liderëve të njohur të Republikës Srpska, Radovan Karaxhiç dhe Biljana Plavshiç, Zuhra Kovaç, i cili kishte ngritur padi ndaj tyre.
Bëhet fjalë për vuajtjet e anëtarëve të familjes Kovaç, të pësuara gjatë konfliktit me serbët, për të cilët Karaxhiç dhe Plavshiç detyrohen tashmë të paguajnë shumën e
201.500 eurove.
Anëtarët e familjes Kovaç nga rrethina e Foçës, vuajtën nga torturat serbe në vitin 1992, kur u rrahën deri në vdekje dhe shtëpia e tyre ishte e djegur plotësisht.
Paskëtaj, ata u nisën në emigracion dhe gjetën azil në qytetin francez Angers, ku edhe nisën proces gjyqësor ndaj liderëve serbë.
n.e/NOA