English

Ivanov viziton Shqipërinë, takime me Topin dhe Berishën

Tiranë, 17 mars, NOA - Presidenti i Maqedonisë, George Ivanov, viziton sot Shqipërinë, duke patur rastin të firmosë edhe marrëveshjen për bashkëpunim ndërmjet qeverive të të dyja vendeve, në kuadër të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Lajmi bëhet me dije për agjencinë e Lajmeve NOA nga burime zyrtare të Presidencës, të cilat pohojnë se sapo ka nisur takimi mes kreut të shtetit shqiptar, Bamir Topi dhe atij maqedonas.

Ndërkaq, Ivanov parashikohet që të zhvillojë një takim edhe me kryeministrin Berisha, ndërsa do të mbajë një fjalim edhe para deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.

Gjithashtu në kuadër të kësaj vizite, Ivanov do të zhvillojë edhe një takim me përfaqësues të pakicës maqedonase në Shqipëri ... (vijon)

n.e/NOA

KOMENTE