Tripoli, 17 mars, NOA – Anëtarët e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së kombeve të Bashkuara i kanë lënë sot vend debatit për ndalimin apo jo të fluturimit në Libi.
Kështu, anëtarët e tij janë të ndarë mes qëndrimit të mbështetësve të idesë për krijimin e një zone të tillë, dhe atyre që paraqiten skeptikë.
Britania, Franca dhe Liga Arabe kanë qenë të parat që kanë dalë pro caktimit të një zone të tillë.
“Ne po diskutojmë shumë seriozisht dhe për përpjekje udhëheqëse në Këshill, për një varg aksionesh, që ne besojmë se mund të jenë efektive, në mbrojtjen e civilëve.
Këtu përfshihet diskutimi për zonën e ndalim-fluturimit. Por, pikëpamje e Shteteve të Bashkuara është se ne na duhet të jemi të përgatitur të planifikojmë hapa, që përfshijnë, dhe me gjasë, shkojnë edhe përtej zonës së ndalim-fluturimit”, tha lidhur me këtë çështje, ambasadorja amerikane në OKB, Suzan Rice.
kanë bërë thirrje për rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që do të imponoj zonë të ndalim-fluturimit. n.e/NOA