English

Kriza pas tërmetit, Banka Qendrore Japoneze hedh në treg 45 miliardë euro

Tokio, 17 mars, NOA - Banka Qendrore Japoneze, ka rihedhur në treg një sasi prej miliarda jenësh, për të zbutur pasojat e krizës ekonomike së krijuar nga tërmeti dhe tsunami i javës së kaluar.

Kështu, bëhet me dije nga mediat vendase se kjo bankë ka vënë në dispozicion shumën e 45 miliardë eurove, duke synuar që vendi të mos pësojë kolaps ekonomik, dhe kompanitë të munden të vazhdojnë punën e tyre prodhuese.

Kompania më e goditur është ajo e Nissan, e cila ka pësuar dëme të mëdha. Mijëra makina, gati për t’u dërguar në SHBA, janë dëmtuar në portin e Hitakit dhe në qendrën e shërbimit të Mijagit, një nga zonat më të goditura nga tsunami.

Ndërkaq, mësohet se ka shkuar në 12.400 numri i viktimave dhe të zhdukurve në Japoni. n.e/NOA

KOMENTE