English

Miratohet Komisioni Hetimor për organet drejtuese të Kuvendit

Tiranë, 17 mars 2011, NOA – Me 116 vota pro, 1 kundër dhe 1 abstenim Kuvendi i Shqipërisë miratoi pak minuta më parë ngritjen e Komisionit Hetimor të kërkuar nga opozita për hetimin e organeve drejtuese të veprimtarisë së Kuvendit, posaçërisht kryeparlamentares Topalli, për periudhën shtator 2005 - dhjetor 2010. Ky komision sipas Kushtetutës do të funksionojë për tre muaj.

Komisioni hetimor që do të drejtohet nga opozita, do të ketë në përbërje të tij 11 deputetë, nga të cilët pesë të opozitës dhe gjashtë të mazhorancës.

Opozita e kërkoi ngritjen e Komisionit Hetimor me argumentin për të hetuar organet drejtuese të Kuvendit, zbatimin e Rregullores nga drejtuesja e këtij institucioni, vendimmarrjen, votimin në seancat plenare, veprimtarinë e administratës, hetimin e funksionimit të stafit ndihmës, si dhe çështje të tjera që lidhen me veprimtarinë e pushtetit legjistlativ.

mit/NOA

KOMENTE