Tiranë, 17 mars, NOA - Ministria e Financave do të organizojë ditën e Premte, datë 18 mars 2011, ora 10:00, në Hotel “Tirana Internacional“, tryezën e rrumbullakët mbi Amnistinë Fiskale në Shqipëri.
Synimi i kësaj tryeze do të jetë diskutimi i propozimeve të komunitetit të biznesit mbi ndërmarrjen e amnistisë fiskale në Shqipëri, tiparet dhe elementët që duhet të ketë kjo amnisti.
NOA