English

Parashikimi i motit për 18 Mars 2011

Tiranë, 17 mars 2011 NOA - Persa i perket dites se neserme zonat e ulta dhe bregdetare do te dominohen nga alternime te kthjellimeve dhe vranesirave ndersa zonat malore te kene vranesira dhe shira te dobet te karakterit lokal.

Ne mesdite pjesa me e madhe e vendit do te jete me kthjellime dhe vranesira kalimtare.

Shqipëria

Sipas MeteoAlb ne pjesen e dyte e dites parashikohet qe te kete shtim te vranesirave ne te gjithe territorin e vendit, me te dendura ne Bajram Curri, Puke, Kukes, Peshkopi, Shkoder te cilat do te gjenerojne shira te dobet e afat-shkurter.

Keto kushte te paqenderueshme atmosferike do te mbeten deri ne mengjesin e dites se shtune.

Temperaturat e ajrit do te pesojne 4 - 5 grade renie ne mengjes POR mesdita do te sjelle nje rritje te lehte te temperaturave ne vend duke bere qe vlera maksimale ne rang vendi te shkoje 21 grade celcius ne Sarande Tirane dhe Elbasan.

Era do te fryje e lehte dhe ne toke dhe ne det me shpejtesi 28 km/h dhe drejtim Perendimor - Jugperendimor, kjo do te beje qe dallgezimi ne Adriatik dhe ne Jon te jete i ulet.

Europa

Moti Neser– E premte, 18 mars 2011

Europa Juglindore do te dominohet nga kushte te paqendrueshme atmosferike pasi reshjet e shiut do te mbeten prezent edhe gjate dites se premte te cilat do te shoqerohen me stuhi te frota ere dhe shkarkesa rrufesh. Gjithashtu nje pjese e rajonit te mesdheut dhe zona e alpeve do te jene me vranesira dhe reshje shiu e debore, me te dendura ne Alpet Europiane. Po ashu verilindja e kontinentit do te dominohet nga vranesira dhe reshje debore POR me intensitet te dobet. Gadishulli i Ballkanit do te karakterizohet nga masa ajrore te ngrohta e te lageshta te cilat do te sjellin mot te ngrohte dhe te lagesht ndersa pjesa tjeter e Europes do te jete me mot te kthjellet dhe vranesira kalimtare.

Ngjarje ekstreme në Europë:

Zona e Alpeve alarmon rrebesh shiu dhe shkarkesa rrufesh;

Portugalia, Spanja rrezikohen nga stuhi ere dhe dallge te larta;

Skandinavia alarmon ere te forte dhe ngrica ne akset rrugore.

e.t/NOA

KOMENTE