English

Reagon EULEX: Akuzat për vrasje e torturë, fletëarrest edhe për Limaj

Prishtinë, 17 mars 2011, NOA- Misioni EULEX në Kosovë ka reaguar lidhur me fletëarrestet e lëshuara ndaj ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Nëpërmjet një njoftimi për mediat ky mision shprehet se, akuzat ndaj tyre kanë të bëjnë me vrasje, torturë dhe cenim të shëndetit e integritetit fizik të shqiptarëve nga Kosova, civilëve serbë dhe të burgosurve të luftës në Kleçkë në vitin 1999.

“Ndaj pesë personave është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve, dy persona janë nën arrest shtëpiak, ndërsa i teti është urdhëruar që të paraqitet në polici tre herë në javë. Personi i nëntë është arrestuar në Zvicër”, deklaron EULEX.

Më tej misioni sqaron se edhe ndaj deputetit Fatmir Limaj është lëshuar fletëarrest, por imuniteti ka qenë një barrierë.

EULEX thekson ndër të tjera se, të gjithë të ndaluarit janë të pafajshëm deri në momentin që të provohet fajësia.

a.y/NOA

KOMENTE