English

Rreziku, radioaktiviteti i Fukushimas mund të prekë dhe forcat e shpëtimit

Fukushima, 17 mars, NOA - Situata e rrezikshme e ekspozimit të mundshëm ndaj radioaktivitetit pas shpërthimeve në centralin atomik japonez Fukushima, duket e tillë jo vetëm për qytetarët që jetojnë përreth tij, por edhe forcat e shpëtimit që shkojnë atje për t’i ndihmuar.

Alarmi është dhënë nga Shoqëria për Sigurinë e Reaktorëve (GRS) në Këln të Gjermanisë, sipas të cilës, në territorin e centralit mund të punohet vetëm për periudha shumë të shkurtra kohe.

Deri tani, kanë rezultuar të ekspozuar ndaj radioaktivitetit disa persona dhe frika është shumë e madhe, edhe për punonjësit e shpëtimit që shkojnë për ndihmë.

E kjo, sadoqë, ata janë të mirëpajisur me mjete kundër rrezatimit.

n.e/NOA

KOMENTE