English

Sekuestrohen 15 kg Cannabis Sativa, në pranga dy bashkëpunëtorë

Tiranë, 17 mars 2011, NOA- Ditën e sotme nga policia e Tiranës operacioni i koduar “Kufiri Ndarës III” bëri sekuestrimin e 15 kilogramë lënde narkotike e dyshuar si Cannabis Sattiva.

Kjo sasi e sekuestruar ishte e ndarë në pako, ndërsa iu gjet dy personave të cilët u arrestuan si posedues dhe shpërndarës së saj.

Ishte Seksioni Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, i cili në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale të kësaj Drejtorie, që falë një hetimi, në ngarkim të tyre dhe mirë organizimit të këtij operacioni, arrestuan Mustafa Besnik Zajmin, 20 vjeç, banues në Sukth Durrës dhe Edmond Luigj Kabetaj, 23 vjeç, banues në Sukth Durrës.

Burime zyrtare nga policia e Tiranës bëjnë me dije se gjatë ecurisë së hetimit mbi të ndaluarit, duke përdorur të gjitha metodat operative – gjurmuese, u mundësua kapja e tyre në afërsi të zonës së njohur si Marikaj në Tiranë.

Sipas policisë, kjo sasi e lëndës narkotike dyshohet se kishte destinacion, trafikimin dhe më pas shpërndarjen në Tiranë, e vendet fqinje me Shqipërinë, e cila në momentin e sekuestrimit u gjend e ndarë në disa pako dhe fshehur në automjetin tip Fiat me targa Dr.40 93 F, në pronësi të shtetasit Mustafa Zajmi.

Dy të ndaluarit pritet të hetohen për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike në bashkëpunim”.

a.y/NOA

KOMENTE