Vorë-Tiranë, 17 mars 2011, NOA – Në kuadër të luftës kundër trafikimit të drogës uniformat blu të antidrogës kanë sekuestruar pasditen e sotme afro 30 kg hashash. Operacioni policor u finalizua në fshatin Vorë në dalje të Tiranës.
Burime nga policia e kryeqytetit po punon intensivisht për identifikimin e poseduesve të drogës.
Ndërkohë që po sipas këtyre burimeve gjatë hetimit pritet të mësohet më shumë edhe rreth destinacionit të drogës.
Policia e Tiranës informoi se operacioni po vazhdon për kapjen e personave si dhe zbulimit të rrjetit të drogës.
mit/NOA