English

Shkira-Pique, foto e parë e puthjes në publik bën xhiron në mbarë botën

Barcelonë, 17 Mars NOA - Nuk ka përmendur emrin e Shakirës, por mbrojtësi i Barcelonës Gerard Piquè ka rrëfyer ditën e sotme se është i dashuruar dhe se po kalon një nga periudhat më të lumtura të jetës së tij. Vetëm pak orë pasi fotoja e parë e puthjes me tij dhe këngëtares kolumbiane u publikua dhe bëri xhiron e saj në mbarë botë, Piquè ka shprehur ët gjithë lumturinë e tij që po kalon në këto momente.

“Po përjetoj një periudhë shumë të lumtur të jetës sime, por nuk di nëse është më i miri, por sigurisht ndër më të bukurit. Po shijoj çdo moment dhe shpresoj të vazhdoj në këtë rrugë. Aktualisht luaj në ekipin dhe në përfaqësuesen më të mirë të mbarë globit. Jam tepër i lumtur dhe mund të shtoj se jam dhe i dashuruar. Gjithçka shkon në mënyrën më të mirë”, - bëri të ditur mbrojtësi i Guardiolës në prezantimin e tij si imazhi i ri i H.E. të Mangos, për linjën e meshkujve në shtëpinë e modës spanjolle. Të pashmangshme dhe pyetjet që iu drejtuan atij në lidhje me foton e puthjes me Shakirën.

r.b/NOA

KOMENTE