SHBA, 17 Mars NOA - Le të braktisim shprehjen “mere më lehtë”, mos veproni në këtë mënyrë dhe jeta juaj do të jetë më e gjatë.
Ky është rezultati i studimit më të gjatë shkencor në Amerikë, që është marrë për 90 vite me radhë me jetën e 1 mijë e 500 fëmijëve, që janë rritur me kalimin e kohës, deri në plakje e më pas kanë vdekur. Ky studim është bazuar në stilin e jetesës së këtyre personave dhe kanë dhënë shumë rezultate. Zbulimi kryesor ishte ai se stresi ndikon në jetëgjatësi. Faktori kryesor i saj është fakti se personat janë të vetëdijshëm për diçka të tillë dhe e përjetojnë atë. Diçka e tillë bazohet në studimin e kryer nga shkencëtarët Howard S. Friedman dhe Leslie Martin.
r.b/NOA