Japoni, 17 mars, NOA – Duket se fatkeqësitë nuk kanë të sosur në Japoni. Pak minuta më parë një tërmet me magnitutë 5.8 është regjistruar në afërsi të kryeqytetit, Tokio.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se nuk ka pasur dëme nga tronditjet, të cilat kanë qenë më të ulëta sesa ato të ditëve të fundit. Epiqendra e tërmetit ka qenë në prefekturën Ibaraki, në veri të Tokios.
Ndërkohë që lajme pozitive vijnë nga “beteja” me centralin bërthamor në Fukushima. Sipas burimeve zyrtare është arritur ftohja e reaktorit numër 3 në këtë vend dhe shpresohet për një funksionim të sistemi të ftohjes për reaktorët e tjerë. Por situata ndryshon shumë shpejt dhe ekspertët ndërkombëtarë shprehen të rezervuar.
Ndërkohë që situata humanitare duket se po arrin pikën kritike. Presidenti i Francës Sarkozy është zyrtari i parë i vendet kryesore në botë që ka marrë përsipër një udhëtim në Japoni pas tërmetit. Mediat franceze shkruajnë se Sarkozi pritet të shkojë në Japoni në fund të muajit. Një vizitë që më shumë shihet si një mbështetje e BE-së për këtë vend.
a.k./NOA