English

Ambasadori i OSBE takon Ramën

Tiranë, 18 mars, NOA – Afrimi i zgjedhjeve lokale të 8 majit ka bërë që faktori ndërkombëtarë të intensifikojë takimet me drejtuesit politikë në vend. Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Uollfarth është takuar sot me kryetarin e PS-së Edi Rama.

Burime nga Partia Socialiste bëjnë të ditur se takimi ka filluar disa minuta më parë në selinë e Partisë Socialiste.

Mësohet se në qendër të takimit do të jetë përgatitja e zgjedhjeve të tetë majit. Ndërkohë që deputetë të ndryshëm dhe drejtues të forumeve të PS-së kanë paraqitur objeksione të ndryshme në lidhje me zhvillimin e zgjedhjeve.

PS ka kërkuar garanci për listat e zgjedhjeve, pajisje për verifikimin e artave të identiteti dhe rikompozimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

a.k/NOA

KOMENTE