English

Arrin në 17 mijë, numri i viktimave nga fatkeqësia natyrore në Japoni

Tokio, 18 mars, NOA – Po i afrohet shifrës prej 17 mijë, numri i viktimave të shkaktuara nga tërmeti dhe tsunami në Japoni.

Të dhënat e fundit, konfirmojnë se deri tani numërohen mbi 16 mijë e 600 të vdekur dhe të zhdukur, që janë raportuar nga autoritetet, pa llogaritur shifrat që ende nuk kanë mundur të llogariten.

Sipas bilancit të konfirmuar nga departamenti i policisë japoneze, numri i personave që kanë humbur jetën është mbi 6.400 persona, ndërsa të zhdukurit janë mbi 10 mijë.

n.e/NOA

KOMENTE