English

Ban Ki-Moon: Historike, zgjidhja e KS për Libinë

Madrid, 18 mars 2011, NOA – Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-Moon deklaroi sot se ndalimi i fluturimeve mbi Libi si zgjidhje e dhënë nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara është një zgjidhje historike. Ban Ki-Moon e argumentoi këtë definicion me faktin, se kjo zgjidhje sanksionon mbrojtjen ndërkombëtare të popullsisë civile.

Në të njëjtën linjë ishte edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Hans Fogh Rasmussen.

Ai theksoi sakaq se vendimi i marrë i dërgon një mesazh të fortë regjimit të Muammar Gheddafit nga i gjithë komuniteti ndërkombëtar që kërkon ndalimin e menjëhershëm të dhunës sistematike të Gheddafit ndaj popullit libian.

Më herët ministri i Jashtëm i Libisë bëri të ditur se Libia ka vendosur të ndalojë menjëherë luftën, hapjen e zjarrit dhe të gjitha operacionet ushtarake ndaj kryengritësve libianë.

Sipas ministrit libian ky vendim i qeverisë libiane do të vihet në jetë vetëm përmes vënies në jetë të zgjidhjes së OKB-së, mbi ndalimin e fluturimeve në Libi.

mit/NOA

KOMENTE