English

Chavez kundër gjoksit me silikon: Ndikim amerikan, jo metodë socialiste

Karakas, 18 mars, NOA - Me plot 40 mijë operacione në vit për modifikimin e gjoksit,

femrat venezueliane renditen ndër të parat që preferojnë silikonin.

Por duket se një gjë e tillë po bie ndesh me “parimet socialiste” të liderit të vendit të tyre, Hugo Chavez, i cili ka dalë kategorikisht kundër një akti të tillë, që sipas tij ndryshon qenësinë e femrave.

"Kjo nuk është socialiste”, ka thënë ai së fundmi, ndërsa opozita e ka cilësuar si "reaksionar" ndaj një reagimi të tillë kundër silikonit dhe femrave të bukura.

Por sipas Chavez, ky është vetëm një ndikim amerikan, prandaj duhet që të eliminohet.

n.e/NOA

KOMENTE