English

Djali i kryeministrit, Shkëlzen Berisha del me deklaratë për shtyp

Tiranë, 18 mars 2011 NOA – Djali i kryeministrit, Shkëlzen Berisha doli para pak minutash me një deklaratë për shtyp ku flet mbi publikimet në media për përfshirje në skandalin e armëve.

“Tre vjet me pas çdo linje hetimi e zhvilluar ne Shqipëri apo SHBA ka provuar se akuzat e hedhura ndaj meje kane qene krejtësisht te pavërteta”, - deklaron z.Berisha.

Ai i referohet publikimit në të përditshme sot dhe vlerëson: “Mediat qe përpiqen te lidhin emrin tim me këtë histori dhe vendosin ta riciklojnë atë para çdo fushate elektorale, me shpresën, se një e pavërtetë qe përsëritet, behet e besueshme, janë te njëjtat qe kane shpifur, se kam përfituar tenderë publikë, te vetëdijshme, qe nuk behej fjale për mua, por për një person krejt tjetër, me emër te ngjashëm me timin!

Më poshtë vijon deklarata e plotë e z. Shkëlzen Berisha:

“Gazeta Shqiptare, botoi dje, me titull te ndryshuar sipas oreksit politik, një shkrim te marre nga një revistë, ku riservirej dhe njëherë pas asnjë fakt apo argument te ri, e njëjta histori, qe është botuar dhe ribotuar me dhjetëra here nga kjo gazete dhe simotrat e saj, sipas se cilës pasazhe te një bisede mes dy njerëzve te panjohur për mua (Z. Trebicka e kam takuar vetëm një here pasi ishte bere kjo bisede) do te mjaftonin për të më bërë pjesë të një biznesi armësh!

Kanë kaluar tre vjet qe nga dita kur kjo histori u publikua për here te pare ne Mars te vitit 2008 dhe qe atëherë ndonëse kjo çështje është hetuar gjate këtyre tre viteve si nga drejtësia shqiptare ashtu dhe nga ajo amerikane, nuk është gjetur asnjë element i vetëm, qe te provoje përfshirjen time te drejtpërdrejtë, apo indirekte ne asnjë pjese te saj!

I ndjeri Trebicka, qe ishte njëkohësisht protagonist dhe denoncues i kësaj historie, ne disa intervista te dhëna ne media te ndryshme ka përjashtuar përfshirjen time ne te!

Tre vjet me pare ne një deklarate te shpërndare për median kam deklaruar bindjen se koha dhe hetimet mbi këtë çështje do te vërtetonin, se unë nuk kam pasur kurrë lidhje me asnje nga personat e përfshirë ne këtë afere!

Tre vjet me pas çdo linje hetimi e zhvilluar ne Shqipëri apo SHBA ka provuar se akuzat e hedhura ndaj meje kane qene krejtësisht te pavërteta!

Mediat qe përpiqen te lidhin emrin tim me këtë histori dhe vendosin ta riciklojnë atë para çdo fushate elektorale, me shpresën, se nje e pavërtetë qe përsëritet, behet e besueshme, janë te njëjtat qe kane shpifur, se kam përfituar tenderë publikë, te vetëdijshme, qe nuk behej fjale per mua, por per nje person krejt tjetër, me emër te ngjashëm me timin!

Duke respektuar angazhimin per te mos ngritur padi penale apo civile ndaj shtypit dhe gazetareve, i kujtoj gazetës se riprodhimi i shpifjes eshte gjithashtu nje veper penale dhe e ftoj atë te shkëputet nga gënjeshtrat, përbaltja dhe mungesa e profesionalizmit!

Shkëlzen Berisha”

KOMENTE