SHBA, 18 Mars NOA - Mungojnë më pak se dy javë nga 22 marsi, dita në të cilën do të lançohet në treg i riu Samsung Galaxy Tab me ekran 8.9 polësh CTIA 2011 të Orlando. Shtëpia koreane, që prej disa javësh nuk ka mbajtur aspak mister të dhënat e Samsung Galaxy Tab 8.9 dhe në pritje të prezantimit zyrtar ka shpërndarë një video në të cilën bëhen të ditura disa përshkrime. Tableta do të jetë e pajisur me sistem operativ Android 3.0 dhe mund të mbështetet në një ndërfaqe t përdorshme të personalizuar. Dizajni i saj do të jetë tepër I sofistikuar dhe në të njëjtën kohë luksoz, me një kornizë të kromuar rreth ekranit dhe nga një xham me fibra karboni.
r.b/NOA