English

Haxhinasto-Krasniqi: Autostrada e Kombit garanton më shumë bashkëpunim

Prishtinë, 18 mars 2011, NOA- Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Shqipërisë Edmond Haxhinasto gjatë vizitës së tij në Kosovë u prit në takim edhe nga Kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi.

Kryeparlamentari Krasniqi ka vlerësuar ndihmën e vazhdueshme të Shqipërisë për Kosovën, të cilën e ka quajtur shumë të rëndësishme për zhvillimet në vend.

Ai është shprehur i bindur se me përfundimin e Autostradës së kombit shtohen shumë mundësitë e bashkëpunimit të ndërsjellë në të gjitha fushat e jetës, si ekonomi, arsim, kulturë, e pse jo edhe në lëmin e legjislacionit.

Më tej ai e ka vlerësuar zv.Kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Haxhinasto, si një ndër mbështetësit e Kosovës, cili e shtron, gati në të gjitha takimet ndërkombëtare që ka, nevojën e njohjes nga sa më shumë vende të shteti të ri të Kosovës.

Nga ana e tij Haxhinasto, ka shprehur konsideratat e tij më larta për rolin e Krasniqit si kryetar i Kuvendit dhe si ushtrues i detyrës së president Kosovës, por edhe për rolin që ka pasur për konstituimin organeve të reja të vendit, të dala nga zgjedhjet e dhjetorit të vitit të kaluar.

“Pse të mos bëhemi model për rajon për liberalizimin e marrëdhënieve tregtare”, është shprehur Haxhinasto, duke folur për mundësitë e gjera të bashkëpunimin tregtar ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Ndër të tjera në takim është biseduar për zhvillimet në Kosovë e rajon, me theks të veçantë për thellimin përhershëm të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

a.y/NOA

KOMENTE