English

Haxhinasto sot në Prishtinë, takohet me personalitetet kosovare

Prishtinë, 18 mars, NOA - Ministri i Jashtëm shqiptar, Edmond Haxhinasto, gjendet sot në Prishtinë, në kuadrin e një vizite 2-ditore.

Siç bëhet me dije për agjencinë e Lajmeve NOA nga burime pranë dikasterit të Jashtëm, ai gjendet i ftuar në Kosovë nga homologu i tij, ministri i Jashtëm kosovar, Enver Hoxhaj.

Atje, ai do të takojë personalitet më të larta të Kosovës si kryeministrin Hashim Thaçi, presidentin Bexhet Pacolli, por edhe përfaqësues të partive politike, shoqërisë civile dhe përfaqësuesve ndërkombëtarë të pranishëm në shtetin më të ri të Evropës.

Në qendër të këtyre takimeve, bëhet me dije paraprakisht se do të jetë problematika e thellimit të marrëdhënieve bilaterale,por edhe roli i Shqipërisë në mbështetjen e Kosovës për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, me theks të veçantë në mekanizmat financiare, rajonale dhe të sigurisë.

n.e/NOA

KOMENTE