Amsterdam, 18 Mars NOA - Jerry është një ish i pastrehë holandez që një ditë zbuloi se trashëgonte një pasuri milionerësh. Në moshën 28 vjeçare ai përfundoi në rrugë, si një barbon dhe kjo pas një fëmijërie tepër të vështirë. E ëma e saj vdiq si pasojë e një tumori në tru, kur ai ishte ende i vogël dhe më pa kishte shkuar të jetonte më atë që kujtonte se ishte babai i tij. Me kalimin e kohës ai zbuloi se burri me të cilin po qëndronte nuk ishte babai i tij i vërtetë. Shumë shpejt ai përfundoi në kthetrat e krimit dhe të drogës.
Duhet thënë se ky zbulim nuk tronditi goxha djalin: “fillimisht më ves nëna më pa zbuloj se babai im i vërtetë nuk ishte ai me të cilin qëndroja. Ishte si një goditje në zemër”. Nga ky moment ai u vu në kërkim të babait të tij të vërtetë ku gjatë hetimit zbuloi se e ëma e tij kishte një lidhje dashurie me një burrë në punë. Duke ndjekur gjurmët mbërriti deri tek drejtori i kompanisë, Alfred Winkler, një biznesmen i pasur që kishte vdekur kohë më parë pa lënë trashëgimtarë. Jerry tregoi se “një ndër emrat e mi është pikërisht Alfred dhe kjo më bëri të mendoja se pse ime më, më thërriste në këtë mënyrë”. Më pas arriti të zbulonte një artikull në një intervistë ku me shumë mundësi mund të vërtetonte se ai ishte babi i tij i vërtetë dhe për këtë arsye u përpoq të kontaktonte personin që e kishte shkruar. Gazetari sapo e pa vuri në pah ngjashmërinë e tij me personin për të cilin kishte shkruar. Në atë pikë Jerry iu nënshtrua testeve të ADN-së dhe rezultoi 99,999% djali i Alfred.
“Në momentin që avokati më bëri thirrje për rezultatin e testit nisa të qaja, isha në ankth dhe i mbushur plot me gëzim në të njëjtën kohë. Nuk do të harroj kurrë atë moment”. Ky mallëngjim i Jerry më shumë se për paratë, është i lidhur me faktin se më në fund ai zbuloi babain e tij të vërtetë. Në këtë mënyrë jeta e tij mund të themi se pësoi një revolucion të vërtetë ose e thënë ndryshe nga rrugët në një apartament në qendër të Amsterdamit.
Duke mos pasur trashëgimtarë, Alfred Winkler kishte lënë të gjithë pasurinë e tij një fondacioni dhe sipas ligjit holandez, Jerry nuk mund të merrte asgjë. Megjithatë zbulimi i jashtëzakonshëm e ka bindur fondacionin që ti dhurojë një përqindje. Me ato para që ka marrë, Jerry pohoi se do ti investonte në një organizatë për të rinjtë e pastrehë.
r.b/NOA