English

Japonia i futi tmerrin, Gjermania heq dorë nga centralet atomike

Berlin, 18 mars, NOA – Ekspozimi i mundshëm i popullatës ndaj radioaktivitetit të centraleve bërthamore, të cilët për një arsye apo për një tjetër mund të shpërthejnë siç ndodhi në Japoni, duket se i ka futur tmerrin Gjermanisë.

Vetë kancelarja gjermane, Angela Merkel, në një deklaratë publike të saj, ka mbrojtur qëndrimin e qeverisë për verifikimin e sigurisë së centraleve bërthamorë në vendin e saj.

Madje ajo u tregua edhe më largpamëse, duke u shprehur konkretisht për një largim të matur nga energjia bërthamore.

Ndërkaq, ka qenë vetë Merkel para pak ditësh firmosi mori vendimin që të nxjerrë përkohësisht nga rrjeti shtatë centralet më të vjetra bërthamore gjermane.

Sikundër, edhe të kryhet verifikimi tremujor i hollësishëm i të gjithë centraleve bërthamorë.

Në fakt, në të gjithë Evropën, centralet do të përgatiten që t’i ushtrohen një testi.

n.e/NOA

KOMENTE