Elbasan, 18 mars 2011, NOA – Disa orë pas ekzekutimit të nënë e bijë në Elbasan nga djali i shtëpisë, Leonard Lekaj, policia e Elbasanit ka arrestuar edhe bashkëautorin e vrasjes së dyfishtë, 22-vjeçarin Dritan Lekaj, i afërm i familjes Lekaj. Dritan Lekaj u arrestua në Pogradec.
Vrasja e dyfishtë e Donika Lekaj 62 vjeç dhe Leonora Lekaj 40 vjeç tronditi qytetin e Elbasanit mesditën e sotme, kur dy trupat e pajetë të nënës dhe të bijës u gjetën të vrara në banesën e tyre në lagjen “11 janari” të Elbasanit.
Sipas policisë nënë e bijë ishin ekzekutuar me armë nga djali i shtëpisë, Leonard Lekaj.
Edhe pse hetimi për ngjarjen ka nisur ende nuk janë mësuar rrethanat e vrasjes së dyfishtë.
Pas vetëdorëzimit të autorit Leonard Lekaj tashmë policia ka vënë në pranga edhe bashkëautorin e vrasjes së Donika e Leonora Lekaj.
mit/NOA