English

Këshilli i Sigurimit miraton zonën e ndalim-fluturimit në Libi

Nju Jork, 18 mars, NOA - Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka miratuar rezolutën e cila krijon mundësinë për zonën e ndalim-fluturimit mbi Libi.

Sipas kësaj mase, liderit libian Muamar Gadafi limitohet në ndërmarrjen e sulmeve ndaj kundërshtarëve të tij.

Britania, Franca dhe Liga Arabe kanë qenë të parat që kanë dalë pro caktimit të një zone të tillë.

“Ne po diskutojmë shumë seriozisht dhe për përpjekje udhëheqëse në Këshill, për një varg aksionesh, që ne besojmë se mund të jenë efektive, në mbrojtjen e civilëve. Këtu përfshihet diskutimi për zonën e ndalim-fluturimit. Por, pikëpamje e Shteteve të Bashkuara është se ne na duhet të jemi të përgatitur të planifikojmë hapa, që përfshijnë, dhe me gjasë, shkojnë edhe përtej zonës së ndalim-fluturimit”, tha lidhur me këtë çështje, ambasadorja amerikane në OKB, Suzan Rice.

n.e/NOA

KOMENTE