English

Njoftim nga Ministria e Ekonomisë

Tiranë, 18 mars, NOA - Ditën e hënë ministria e Ekonomisë do të zhvillojë seminarin me temë “Përmirësimet në Kuadrin Ligjor të Energjive të Rinovueshme”.

Seminari organizohet nga IFC (International Finance Corporation) dhe Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

Në këtë aktivitet do të marrin pjesë: Kryeministri, Sali Berisha, Zv.Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Sokol Dervishaj, Zv.Presidenti i Ekzekutiv i IFC, Banka Botërore, Lars Thunell, etj.

Aktiviteti do të zhvillohet në datën 21 mars 2011, ora 10.00, në “Hotel Sheraton”.

NOA

KOMENTE