English

Pasqyra e Shtypit, 18 Mars 2011

Tiranë, 18 mars, NOA - Gazetat shqiptare vazhdojnë të flasin sërish mbi trafikun e armëve me SHBA, ndërsa paraqesin edhe dy intervista të veçanta siç është ajo me gruan e kryebashkiakut të Tiranës, Linda Rama dhe presidentin e ri kosovar, Bexhet Pacolli.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Bazë amerikane raketash në Shqipëri?!”, i cili u pohon lexuesve të kësaj gazete projektin e mundshëm, ndërsa përfaqësues të lartë të NATO-s gjenden prej dy ditësh në Shqipëri.

“Nëna e Diverolit: Bir, ti duhet të shkosh në burg” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

Për të vijuar edhe me artikullin tjetër me titullin “Ushtarakët, letër ministrit të Mbrojtjes: Po na zvarritni pensionet”.

E përditshmja “Panorama” ka si argument kryesor titullin “I superkërkuari/ Apeli liron bosin turk të heroinës”, i cili flet për vendimin e marrë nga gjykata e Apelit për lirimin e turkut Abduselaim Turgut.

“Miratohet me 116 vota, komisioni hetimor për punën e Kuvendit, prapaskenat në Konferencën e Kryetarëve”, është një tjetër artikull i gazetës.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Prokuroria, letër-porosi në Turqi për predhën e Aleks Nikës”; “Arratiset nga burgu italian, vrasësi i dy policëve” etj.

“Gazeta Shqiptare” ka si artikull kryesor “Media, SHBA: Si u fut në trafik, djali i Berishës”, i cili citon deklaratat e bëra në median amerikane, për trafikun e armëve të Diverolit me Shqipërinë, duke përfshirë edhe emrin e djalit të kryeministrit

“Linda Rama: Jeta me Edin, mes politikës dhe kuzhinës” është një artikull tjetër i kësaj gazete, referuar një interviste të siguruar me gruan e kryebashkiakut të Tiranës.

Kurse “Romët e dhunuar në polici: Si deshën të na përdhunojnë” flet për ankesat e romëve që deshën t’u prishnin shtëpitë.

E përditshmja “Shqip” hapet me titullin kryesor “Deputetët, 8 milionë USD në vit”, i cili tregon sesi shpenzimet operative të Kuvendit për telefona, udhëtime, dieta, ishin 50% më të larta se pagat e deputetëve.

“Pas dëbimit, romët kërkojnë shtëpi me rrota” është një tjetër artikull kryesor i kësaj gazete.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Zgjedhjet, opozita kthehet në KQZ javën e ardhshme”, “Policët, të vetmit pa vjetërsi pune” etj.

E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin “Tiranë, baza kërkon kandidimin e Bashës”, i cili pasqyron reagimet e qytetarëve të Tiranës, për ta parë ministrin Basha në karrigen e ardhshme të kryetarit të bashkisë së tyre.

Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Meta: Tirani i Tiranës, ikën më 8 Maj”.

Një tjetër artikull i kësaj gazete është ai me titull “Pacolli: Ju rrëfej jetën time dhe Presidencën”.

Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Premte, 18 mars 2011. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

KOMENTE