Tiranë, 18 mars, NOA – Zgjedhjet e tetë majit do të jenë një përballje dhe demonstratë e qytetarëve kundër pushtetit aktual. Ky është mesazhi që ka dhënë sot kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me gazetarët.
Rama u shpreh se opozita do t’i përgjigjet çdo forme presioni apo manipulimi të vullnetit të lirë të qytetarëve. “Zgjedhjet e 8 majit do të jenë një demonstratë e mbarë popullit opozitar dhe çdo qytetari që kërkon t’i çojë mesazhin tij me votë Saliut. Ndërkohë, ky popull opozitar do të jetë i gatshëm të përballet, ashtu siç thonë hebrenjtë, sy për sy e dhëmbë për dhëmbë, çdo lloj forme të organizuar, për manipulimin e zgjedhjeve”, tha dje Rama.
Rama ka shtuar se ndaj kryetari i KQZ-së do të përballet me drejtësinë për shkeljet që ka bërë . Ai u shpreh se Ristani, “herët apo vonë do të dalë para drejtësisë për shkelje të rëndë të ligjit, por edhe për faktin se ka lejuar dhe urdhëruar fotokopjimin e materialeve zgjedhore në llagëmet e KQZ-së, për t’ia vënë në dispozicion fushatës së PD-së. Ne KQZ, e çdo institucion tjetër e lëmë të qetë të punojë, por nuk e lëmë kurrë të manipulojë”, tha sot Rama.
Ai ka mbështetur deklaratat e ambasadorëve se nuk ka kohë për ndryshime në Kodin Zgjedhor, por ka theksuar se mund të bëhen disa modifikime që garantojnë zgjedhjet. “Deklaratat e ambasadorëve tregojnë mungesën e kohës për një reformë në Kodin Zgjedhor, por nuk kanë të bëjnë me ato garanci të domosdoshme dhe të plotësueshme për të cilat neve flasim”, tha Rama.
a.k/NOA