English

Shqiptarë nga Maqedonia, vizitojnë kompleksin e ri Parlamentar

Tiranë, 18 mars 2011, NOA- Në kuadër të vizitave të vazhdueshme në Kryesinë e Kuvendit, për të parë ekspozitën e maketeve të kompleksit të ri Parlametar të pranishëm kanë qenë, qytetarë, studentë dhe pedagogë te Akademisë Diplomatike nga Maqedonia.

Gjatë vizitës së tyre ata u shprehën se ndihen krenarë që, historia e demokracisë së kombit shqiptar, do të përfaqësohet me një godinë dinjitoze, me standardet, ndër më të mirët në Evropë.

Një ndër elementët e vlerësuara nga studentët ishte elementi i transparencës së Sallës së Parlamentit.

Kompleksi i ri parlamentar do të mishërojë dhe projektojë idealin e një qeverisjeje demokratike shqiptare dhe për këtë shkak edhe maketet e kompleksit të ri parlamentar janë projektime me një identitet unik dhe të veçantë.

a.y/NOA

KOMENTE