English

Urgjent/Gjenden të vrara nëna e bijë

Elbasan, 18 mars, NOA – Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në qytetin e Elbasanit. Nëna dhe vajza e saj janë gjetur të vdekura në banesën e tyre. Sipas informacioneve parapare dyshohet se janë vrarë. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po bën hetimet e para në lidhje me ngjarjen tragjike.

Policia nuk ka bërë ende të ditur identitetin e viktimave. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “11 nëntori”.

a.k/NOA (vijon...)

KOMENTE