Fier, 18 mars 2011, NOA- Në qytetin e Fierit në bashkinë e tij, ditën e sotme u hap një zyrë e re e informimit publik, e mbështetur nga USAID.
Kjo zyrë ka si qëllim orientimin e atyre qytetarëve që kanë pyetje mbi taksat vendore, punët publike, lejet dhe licencat, apo shërbimet sociale mund të shkojnë tashmë në zyrën e rinovuar të informimit publik pranë bashkisë për të marrë përgjigjet dhe këshillat të shpejta.
Zyra e informimit publik u rinovua me mbështetjen e Programit të USAID-it për Qeverisjen Vendore në Shqipëri (LGPA) dhe të Bashkisë së Fierit.
Përfaqësuesi i USAID-it, Stephen Herbaly, vuri theksin tek rëndësia e zyrave me një ndalesë për të arritur objektivat që lidhen me përmirësimin e komunikimit me publikun dhe rritjen e nivelit të transparencës në administratën publike vendore.
Gjatë fjalës së tij ai nxiti bashkinë për të ndërmarrë në të ardhmen nisma të tjera që mbështesin këto objektiva.
Që prej vitit 2007, Programi i USAID-it për Qeverisjen Vendore në Shqipëri (LGPA) po punon me 10 bashki në të gjithë Shqipërinë me qëllim mbështetjen e zhvillimit të ekonomisë vendore, përmirësimin e qeverisjes dhe forcimin e pjesëmarrjes së shoqërisë civile dhe sektorit privat në zhvillimin vendor, duke u kthyer tashmë në një traditë e cila përfaqëson në një ndihmë reale për qytetarët.
a.y/NOA