Sarandë, 18 mars, NOA – Forcat e policisë së Sarandës kanë mundur që të vënë në pranga një person, i cili kërkohej për konsumimin e veprës penale të “Vjedhjes”.
Siç ato pohojnë për agjencinë e Lajmeve NOA, i ndaluari është Kudret Pekmezi, 44 vjeç, banues në fshatin Qafë-Gjashtë të rrethit jugor.
Bëhet me dije se ndaj tij gjykata e Sarandës kishte caktuar si masë sigurie “Arrest në burg”, pasi dyshohet që ai para dy vitesh ka vjedhur magazinën e një personi me emrin Leonidha Thanasi në fshatin Mesopotam.
Materialet procedurale rreth tij, do t’i referohen prokurorisë së Sarandës për veprime të mëtejshme.
n.e/NOA