English

Aleanca Kuq e Zi, platformë kundër regjistrimit mbi baza etnike dhe fetare

Tiranë, 19 mars, NOA - Aleanca Kuq e Zi ka bërë sot publike, atë që ajo e ka quajtur platforma e plan-veprimit kundër regjistrimit të popullsisë në baza etnike dhe fetare.

“Synimi i peticionit është mbledhja e 50 mijë firmave dhe për këtë kemi grupe aktivistësh në të gjithë Shqipërinë. Maratona do të zhvillohet në çdo qytet, brenda dhe jashtë Shqipërisë”, kanë bërë me dije përfaqësuesit e saj gjatë një tryeze të posaçme, të zhvilluar me rastin e publikimit të kësaj platforme.

Duke shtuar më tej se Aleanca synon që peticioni kundër regjistrimit të popullsisë në baza etnike dhe fetare, të shkojë dhe të firmoset kudo ku jetojnë shqiptarë.

n.e/NOA

KOMENTE