Tiranë, 19 Mars 2011 NOA – Arrestohet Paro Laçi, ish-presidenti i klubit të futbollit Partizani, konfirmojnë për agjencinë NOA, burime nga Prokuroria e Tiranës dhe Policia e kryeqytetit.
Paro Laçi ishte shoqëruar sot në mesditë dhe para pak minutash u urdhërua arrestimi deri në vlerësim të masës së sigurisë ndaj tij.
Burimet policore i thanë agjencisë NOA se mbi Paro Laçin bien dyshimet për trukime ndeshjesh në kampionatin shqiptar të futbollit.
Problemet me drejtësinë për Paro Laçin kishin nisur prillin e kaluar.
Më 15 prill 2010, masën e sigurisë arrest me burg deri në vlerësimin e kësaj mase nga gjykata e Tiranës, pati vendosur Policia e Komisariatit nr 2 në Tiranë, për administratorin e klubit të futbollit Partizani të kryeqytetit.
Kjo masë sigurie për Paro Laçin, erdhi pas denoncimit që u bë pak ditë më herët nga Sokol Ishka, futbollist i ekipit që administrohej nga Paro Laçi atëherë.
Mes të dyve ka pasur përleshje fizike pasi në celularin e Laçit ishin gjetur disa SMS të cilësuara si komprometuese, pikërisht në prag të nisjes së ndeshjes Partizani-Elbasani.
e.r/NOA
Vijon...