Nju Jork, 19 mars, NOA – Sot në mbrëmje, nëse qielli do të jetë i lirë nga retë, do të keni rastin të shihni një shfaqje që nuk duhet humbur: Një Hënë të plotë gjigande.
Këtë e konfirmojnë astrologët, sipas të cilëve,e ky është një fenomen shumë i rrallë, i cili ka ndodhur para 18 vitesh.
“Superluna, nuk ka të bëjë me fatkeqësitë apo katastrofat natyrore, siç kanë tentuar ta lidhin disa, por është një ngjarje e thjeshtë astronomike që ndodh çdo 19 vjet. Eshtë pikërisht momenti kur Hëna arrin në distancë minimale nga Toka dhe prandaj duket aq gjigande”, shpjegojnë ata.
n.e/NOA