E shtunë, 19 mars 2011, NOA- Do bëhet çdo përpjekje për të shpëtuar sa më shumë civilë të jetë e mundur si dhe të parandalohen vdekjet e tyre, kështu është shprehur Kryeministri britanik, Devid Kameron, duke thënë se masat do të jenë urgjente.
Sipas tij ka ardhur koha për veprim pasi, veprimet e Gedafit janë agravuar së tepërmi.
“Kolonel Gadafi ka bërë që sulmet të ndodhin. Ai ka gënjyer komunitetin ndërkombëtar. Ai ka premtuar armëpushim dhe e ka thyer atë”, tha Kameron, pas takimit të liderëve ndërkombëtarë në Paris.
Ndërkaq pas sulmeve të nisura nga ana e Francës avionët ushtarakë, mësohet të kenë bombarduar katër tanke të ushtrisë së kolonel Gedafit.
a.y/NOA