English

“Donte të thithja me hundë hirin e të vdekurit”

Los Angeles, SHBA, 19 Mars NOA - Nga Courtney Love jemi mësuar të dëgjojmë gjëra nga më të habitshmet, por këtë herë sipas zërave të fundit ajo e ka tejkaluar “normën” e saj.

Sipas Neil Strauss, autor i një libri mbi ekzagjerimet e yjeve të televizionit, Courtney Love i ka ofruar atij hirin e Kurt Cobain për ta thithur me hundë, diçka që me shumë mundësi vetë ajo e ka praktikuar më parë.

Në këtë rast, ajo nuk është e para, pasi dhe Keith Richards rrëfeu se kishte bërë të njëjtën gjë me hirin e babit të saj.

Strauss tregon gjithçka në episodin e librit të tij “Everybody loves you when you’re dead: journey into fame and madness”.

Sipas tij, Courtney disa vite më parë ika ofruar të tërheqë me hundë hirin e bashkëshortit të saj Kurt Cobain . “Hyri në gardërobë dhe më pas doli me një kuti metalike në brendësi të së cilës ishte një qese plastike me hi të bardhë. Nga kutia vine një erë e lehtë jasemini. “Është një mëkat që nuk e ke provuar kokainën – më tha ajo – përndryshe do të ofroja këtë çka përmban kanoçja metalike”.

Në momentin që Strauss i tha Courtney se nuk i dukej diçka e drejtë për ta praktikuar ajo iu përgjigj: “e vërtetë, por po të pëlqen jashtë mase”. “Ishte tepër serioze – konfirmon Strauss – në këtë rast nuk e mori me hundë atë, por besoj se në një të kaluar diçka e tillë ka ndodhur”.

r.b/NOA

KOMENTE