Britani e Madhe, 19 Mars NOA - Veshja, me të cilën thuhet se bëri për vete princin William, është shitur në ankand për një shifër të barasvlershme me 78 mijë sterlina.
Veshja, e cila është e stilit “sheh nuk sheh”, është shitur për një çmim gati 6 herë më superior të atij fillestar që është vlerësuar nga shtëpia e ankandit Kerry Taylor.
Vajza e cila një ditë do të jetë “mbretëresha e Anglisë” e ka veshur këtë fustan transparent gjatë një spektakli bamirësie në 2002.
Në atë spektakël nëntë vjet më parë, ajo frekuentonte universitetin e St.Andrews, në Skoci, duke bërë për vete princin Williams.
r.b/NOA