English

Gedafi letër Sarkozisë dhe Cameron: Do të pendoheni

E shtunë, 19 mars 2011, NOA- Lideri Libian Muamar Gedaf i ka shkruar një letër Presidentit francez Nikolas Sarkozi dhe Kryeministrit Britanik Devid Cameron, duke iu thënë se fuqitë perëndimore nuk kanë të drejtë të ndërhyjnë në Libi dhe do të pendohen për veprimet e tyre.

Sipas zëdhënësit të kolonelit Libian,Musa Ibrahim, në një konferencë për shtyp, thuhet se krahas liderëve Francez dhe atij Britanik, ai i drejtohet edhe sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Ban Ki-Moon.

Në vijim Gedafi shkruan se “Çdo aksion ushtarak kundër Libisë do të ishte një padrejtësi e qartë dhe një agresion... dhe për këtë ndërhyrje në punët tona të brendshme ju do të pendoheni”.

“Libia nuk është e juaja”, vijon më tej letra e kolonel Gedafit e cila është transmetuar nga televizioni Al Jazira.

“Ju nuk keni të drejtë të ndërhyni në punët tona, ky është vendi ynë, nuk është i juaji. Ne nuk mund të qëllojmë as një plumb të vetëm kundër popullit tonë”, përfundon letra e liderit Libian.

a.y/NOA

KOMENTE