English

Hockley: Me shqiptarët, do fitoj garën për Bashkinë e Nju Jorkut

Shkup, 19 mars, NOA - Shqiptaro-amerikanët janë rreshtuar për të mbështetur Glen Hockley në garën për Bashkinë Uhite Plains, të Nju Jorkut.

Disa aktivistë të komunitetit shqiptaro-amerikan në një takim fondmbledhës në Restorantin “Ritz-Carlton” janë të entuziazmuar pas Glen Hockley, kandidati për Bashkinë Uhite Plains. Ata me pankartat “Qytetarët për Glen Hockley” reflektojnë se ai është njeriu që punon edhe për ta dhe fatin e tyre në këtë qytet të metropolit Nju Jork. Zgjedhjet janë afër, më 31 mars 2011, por mbështetësit e Hockley theksojnë se do të punojnë masivisht për të fituar ai.

Por, edhe Hockley nga ana tjetër nuk heziton të përmend se shqiptarët janë miqtë më të mirë të tij dhe se ai është i nderuar të ketë mbështetjen e tyre.

"Unë jam i lumtur të njoftoj se kam marrë miratimin sonte të mbështetjes së grupit të shqiptarëve që jetojnë në qytetin tonë, pra nga miqtë e mi më të mire”, theksoi Hockley.

Joseph DioGuardi dhe Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane janë vënë në mbështetje të kandidaturës së Hockley dhe se ata po kontribuojnë për të korrur fitoren.

“Shqiptarët jetojnë prej kohësh në këtë zone dhe ata tani janë për Hockley. Dhe shqiptarët si amerikan të integruar plotësishtë, janë dalluar si shumë të suksesshëm sidomos në fushën e biznesit”, theksoi DioGuardi në fjalimin e tij, duke qenë pranë tij edhe aktivistët dhe biznesmenët e suksesshëm Zef Balaj, Agim Aliçkaj dhe Arslan Cekic, etj.

Hoclkey zotohet për realizimin e çështjeve dhe projekteve për përparimin e qytetit, nismave për zhvillim, si dhe fokusimi tek taksapaguesit dhe qytetarët.

Në qytetin Uhite Plains jetojnë mbi 5 mijë shqiptarë dhe vota e tyre është vendimtare për fitoren e këtyre zgjedhjeve. Zgjedhjet në këtë bashki zhvillohen pas dorëheqjes së kryetarit të deritanishëm Bradley Adam, për shkak të aferave korruptive.

NOA-INA

KOMENTE