Elbasan, 19 mars, NOA Update – Forcat e policisë së Elbasanit, pas këqyrjes në vendngjarje të provave dhe marrjes së dëshmive të para mbi krimin e ndodhur orët e para të mëngjesit në këtë qytet, kanë mundur të identifikojnë viktimat e krijuara prej tij.
Kështu, siç ato bëjnë me dije për agjencinë e Lajmeve NOA, viktimat janë të gjitha të familjes Mahmuti, me kryefamiljar Emin Mahmutin, i vdekur gjatë sulmit që iu bë në mëngjes në shtëpinë e tij.
Ndërsa dy djemtë e tij, edhe ata po ashtu viktima të këtij atentati, mësohet se mbajnë përkatësisht emrat Xhelal dhe Pëllumb Mahmuti.
Deri tani policia, nuk di të japë ndonjë pistë konkrete se përse mund të ketë ndodhur vrasja ndaj tyre në grup, por pohon paraprakisht se personi i paidentifikuar, autor i këtij krimi, i ka qëlluar me pistoletë ndërsa ata flinin ... (vijon)
n.e/NOA