English

Japoni, shpërthimi vazhdon, uji dhe produktet ushqimore me elementë radioaktiv

E shtunë, 19 mars 2011, NOA- Ndonëse ka kaluar më shumë se një javë nga shpërthimi i centralit bërthamor në Fukushima të Japonisë, pasojat e tij sa vijnë e duken më tepër.

Nuk është fjalë për humbje jete, këtë herë është uji ai që po i “vret” banorët e zonës përreth.

Uji i pijshëm në Tokio sipas specialistëve të fushës, rezulton me radioaktivitet të lartë, çka mund të sjellë një dëmtim në organizmin e banorëve përreth.

Fillimisht gjurmë të rrezeve radioaktive u evidentuan edhe tek produkte të tjera siç ishin spinaqi, apo produktet e tjera ushqimore të nxjerra përreth zonës ku ndodhi shpërthimi.

Ndërkaq specialistët thonë se do të duhet një kohë e gjatë që këto gjurmë të shpërthimit të zhduken, ndoshta edhe dhjetëra-qindra vjet.

Shpërthimi i centralit bërthamor në Fukushima erdhi pas tërmetit dhe tsunamit i cili rrafshoi një zonë të madhe të Japonisë, çka solli nga tronditja edhe shpërthimin e tij.

a.y/NOA

KOMENTE