English

Kosovë, konfiskohen pesticide dhe barna të ndaluara

Gjilan, 19 mars 2011, NOA – Njësia e taskforcës kundër kontrabandës në Policinë e Kosovës bashkë me njësinë FAST 8 të Doganës së Kosovës konfiskuan mbrëmë në Gjilan një sasi të konsiderueshme pesticidesh dhe herbicide të ndaluara për shitje në tregun e Kosovës. Konfiskimi i kësaj sasie pesticidesh u arrit në një ndërmarrje në qytetin e Gjilanit në Kosovë.

Sikundër bën me dije korrespondenti i agjencisë NOA ky aksion u finalizua një operacioni të hollësishëm ku u vërtetua se pronari i kompanisë së kontrolluar shtetasi me iniciale B A., i lindur më 1962-n shiste pesticide dhe herbicide të ndaluara.

Policia e Kosovës ushtroi kontrolle të hollësishme në depon dhe lokalin në pronësi të të dyshuarit ku u gjetën një sasi e konsiderueshme pesticidesh GALITION-G-5 sidhe FOXIM.

Pas verifikimit në listën e “Produkteve për mbrojtjen e bimëve të autorizuara për regjistrim” e lëshuar nga Ministria e bujqësisë, pylltarisë dhe zhvillimit rural, këto dy lloj pesticidesh rezultuan të ndaluara për t’u importuar në Kosovë.

Inspektimin e mallit të konfiskuar e bënë edhe inspektorët e shëndetësisë dhe ata të higjenës.

Sasia dhe lloji i mallit të konfiskuar është:

1.GALITION G-5-240 Pako X 15 pce X 1 kg = 3210 kg

2.GALITION G-5-79 Pako X 30 pce X 0.5 kg = 1185 kg

3.FOXIM -1786 Pako X 12 pce X 1 kg = 21432 kg

Rastin në fjalë po e heton drejtoria e krimeve ekonomike dhe korrupsionit, nën dyshimin se bëhet fjalë edhe për falsifikim të dokumenteve për importimin e mallit të ndaluar në doganën e Kosovës.

mit/NOA

KOMENTE