English

Krim makabër, vdesin 3 veta të një familje

Elbasan, 19 mars, NOA – Një ngjarje mjaft e rëndë ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në qytetin e Elbasanit, duke krijuar një shqetësim mjaft të madh në opinionin publik, kjo edhe pas krimit të rëndë ndodhur dje në një familje të po këtij qytetit.

Siç bëjnë me dije paraprakisht burime të policisë së Elbasanit për agjencinë e Lajmeve NOA, bëhet fjalë për një vrasje të trefishtë në një familje, ku ka mbetur i vrarë në vend babai dhe dy djemtë e tij, ndërsa vajza ka mbetur e plagosur.

Mësohet se kjo e fundit, pas dërgimit në spital, ka mundur që t’i shpëtojë vdekjes.

Krimi makabër ka ndodhur saktësisht në orën 06:00 të mëngjesit të sotëm, në një banesë pranë shkollës “Jorgji Dilo” në Elbasan.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po përpiqet të zbulojë shkaqet e këtij krimi kaq të rëndë ... (vijon)

n.e/NOA

KOMENTE