English

Krimi vrau sërish ... Pranverë e gjakosur në Elbasan

Elbasan, 19 mars, NOA Update – Një ngjarje rrëqethëse, një krim që të lë pa fjalë, teksa mëngjesi përpëliste sytë e të gjithë elbasanllinjve për t’i zgjuar ata nga gjumi e për t’u thënë se një ditë e re po niste ...

E tillë është ajo që dëgjuam të mbërrinte sot prej këtij qyteti, ndërsa opinioni publik ende nuk kishte kaluar tronditjen e krimit të rëndë në familje që ndodhi dje, po në këtë qytet, ndërsa nënë e bijë mbetën të vrarë nga plumbat e familjarëve të tyre.

Dy ngjarje që ndoshta nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën, por që ndodhin nën çatinë e të njëjtit qytet dhe që përpiqen të kalojnë gishtat e dorës për nga numri i viktimave të shkaktuara.

Që të dyja, të ndodhura vetëm pak ditë pasi Elbasani u bë kryeqendra e festimeve të vendit, për të gëzuar së bashku ardhjen e pranverës.

Por duket se kjo mbërriti e gjakosur këtë vit, duke na tronditur me vrasje të njëpasnjëshme, të cilat për një arsye apo për një tjetër, na shtyjnë të mendojmë se problemet vazhdojnë dhe se njerëzit e kanë ende të vështirë t’i zgjidhin ato me gjakftohtësi dhe larg armëve ...

n.e/NOA

KOMENTE