English

Lëvizja për Bashkim: Haxhinasto, bëri deklaratë të papërgjegjshme në Kosovë

Prishtinë, 19 mars, NOA – “Bashkimi kombëtar i popullit shqiptar, apo lëvizja e kufijve na qenka e dëmshme si ide për shqiptarët dhe si veprim për rajonin?!”.

Kjo shprehje përmendet brenda deklaratës për shtyp të lëshuar nga Lëvizja për Bashkim, si e thënë nga ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, gjatë vizitës dyditëshe që ky i fundit po zhvillon në Kosovë.

“Që në fillim të vizitës së tij ai na e bëri me dije se ka ardhur këtu për të na e përsëritur deklaratën e papërgjegjshme të tij të cilën ai e bëri para disa ditësh në Tiranë”, citohet në qëndrimin e Lëvizjes për Bashkim.

Duke shtuar më tej se “Haxhinasto para se të shpalosë pikëpamjet e tij apo të partisë së cilës i takon, duhet ta dijë se flet edhe si zëvendëskryeministër dhe si ministër shteti e se Kushtetuta e shtetit të cilit ai përfaqëson, e shpreh qartazi aspiratën e popullit shqiptar për bashkim kombëtar.

“Deklarata të tilla të papërgjegjshme nuk i kanë hije një burrështetasi e aq më pak një diplomati karriere. Megjithatë, populli shqiptar do ta ndjekë rrugën e filluar të bashkimit kombëtar pavarësisht deklaratave të tilla”, përfundon deklarata e Haxhinastos lidhur me një fakt të tillë.

n.e/NOA

KOMENTE