Paris, 19 mars 2011, NOA – Një avion luftarak francez nuk vonoi të vërë në jetë vendimin e samitit të Parisit dhe deklaratën e shefit të pallatit Elisee, Nicolas Sarkozy duke bombarduar për të parën herë një mjet ushtarak në Libi. Sulmi ndodhi në orën 17:45. lajmin për nisjen e bombardimeve të avionit francez e bëri publik Ministria e Mbrojtjes së Francës.
Një zëdhënës i Mbrojtjes franceze deklaroi se avioni francez shkatërroi të parin objektiv në Libi.
Zyrtari i lartë i dikasterit francez të Mbrojtjes thotë se bëhet fjalë për bombardimin e një automjeti ushtarak.
Lajmi është pritur Live në mënyrë festive në sheshet Tahrir e Tobruk të Kajros në Egjipt kur një ekran gjigand transmetonte Live lajmin e televizionit Al Jazira.
mit/NOA