Tripoli, 19 mars, NOA – Pasi u tha se nga Libia kanë mbërritur qëndrime të ndryshme lidhur me vendosjen e armëpushimit, ku njëherë u deklaruar se ai kishte nisur të zbatohej dhe më pas, se ai ishte shkelur, qeveria e Gadafit ka ftuar ndërkombëtarët që të vijnë në vend dhe ta verifikojnë një gjë të tillë.
Kështu, bëhet me dije se ka qenë vetë zv/ministri i Jashtëm, libian Chalid Kaim, i cili ka ftuar publikisht vëzhguesit ndërkombëtarë.
“Përfaqësues nga Gjermania, Kina, Malta dhe Turqia mund ta vëzhgojnë respektimin e armëpushimit”, tha ai ministri.
Duke shtuar më tej, se prania e ushtrisë përreth qyteteve të Libisë, konsiderohet e rëndësishme për sigurinë e qytetarëve të zakonshëm në mbarë Libinë.
Ndërkaq, mësohet se Gjermania e ka refuzuar ftesën e bërë nga Libia, duke pohuar se është detyrë e Kombeve të Bashkuara që të monitorojë armëpushimin në Libi.
n.e/NOA