Paris, 19 mars 2011, NOA – Edhe pse vendet më të fuqishme të botës vendosën pa mëdyshje që duhet ndalur domosdoshmërisht dhuna në Libi, Gjermania nuk do të marrë pjesë në aksionet ushtarake të NATO-s kundër regjimit të kolonelit Gheddafi. Këtë e pohoi pas samitit të Parisit mbi situatën në Libi, kancelarja gjermane Angela Merkel.
Ndërkohë në kundërshtim me të Presidenti i BE-së Herman Van Rompuy deklaroi për mediat se “Nuk ka më kohë për të pritur, dhe rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB-së duhet të zbatohet sa më parë”.
“Ne nuk mundemi më të asistojmë me krahë të mbledhura masakrat në Libi”, theksoi Van Rompuy.
Ndërsa Kryeministri britanik Devid Kameron, deklaroi pas samitit se kolonel Gheddafi gënjeu të gjithë ndërkombëtarët për armëpushimin, andaj duhet të ndërhyjmë menjëherë.
Ndërkohë pritet që në orët e ardhshme të nisin bombardimet kundër Gheddafit në Libi.
mit/NOA